Lajme
Durrës, eksportet tejkalojnë importet
Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalat e portit detar të Durrësit, janë përpunuar mbi 311 mijë ton mallra gjithsej, një shifër 40 për qind më e lartë se sa janari i vitit paraardhës. Vlen të theksohet se janë rritur eksportet e mallrave “made in Albania” me 242 për qind.
“Në muajin e parë të këtij viti janë eksportuar 172.523 ton mallra, përballë 138.934 ton importeve. Mineralet dhe çimento janë dy produktet vendase që kanë më shumë akses në tregun rajonal dhe botëror dhe kontratat e prodhuesve me portin detar janë një siguri më shumë për vijueshmërinë edhe gjatë vitit 2011”, thanë burme nga drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Portual.Për herë të parë sasia e mallrave që janë nisur me anije dhe tragete nga Durrësi drejt porteve simotra në Mesdhe dhe më gjerë ka qenë më e lartë se sa mallrat e importit.
Tashmë porti detar shfrytëzon me efikasitet dhe në mënyrë të balancuar të gjithë gjatësinë e kalatave prej 2.200 metra linear, jo vetëm në terminalin e kontejnerëve, por edhe në krahun perëndimor dhe atë lindor të tij. Në secilën nga këto dy hapësira përpunohen mesatarisht 1.100-1.600 ton në ditë, më një rritje prej 30-50 për qind krahasuar me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të huajt që kërkojnë një jetë më të... -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës -
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos










