Shqipëria
Durrësi i ‘pushtuar’ nga turistët
Pushuesit nga vendi, Kosova dhe të huaj vlerësojnë komoditetin dhe çmimet e mira që ofron Durrësi, që gjithnjë di të mikpresë vizitorët e vet në çdo stinë
Temperaturat e larta të korrikut i kanë mbushur plot plazhet e Durrësit përgjatë të gjithë vijës bregdetare.
Pushues vendas e të huaj kanë nxituar të freskohen në ujërat e Adriatikut dhe të shijojnë gjithçka ofron bregdeti shqiptar.
“Është hera e parë që vijmë këtu. Shkuam drejt e në Tiranë dhe pastaj erdhëm në këtë bregdet fantastik që na e këshilluan. Shumë i bukur”, shprehet në turist italian, raporton TCH.
“Ciao. Jam Francesco dhe ndjehem shumë mirë këtu në Shqipëri. Një vend mikpritës, i nxehtë, si të gjitha vendet tani, po shumë i bukur”, thotë një tjetër pushues italian.
Pushuesit nga vendi, Kosova dhe të huaj vlerësojnë komoditetin dhe çmimet e mira që ofron Durrësi, që gjithnjë di të mikpresë vizitorët e vet në çdo stinë, transmeton albinfo.ch.
“Durrësi shumë mirë na duket. Çmimet janë jashtëzakonisht të mira. Të përballueshme. Shumë të mira. Vijmë shpesh…”, thonë pushues nga Kosova.
“Unë mendoj se janë të mira çmimet. Pak ngritje ka. Shkuam në Sarandë, po kishte shumë ndryshim. Durrësi është shumë më mirë”, tregon një turiste.
“Kam pak ditë këtu. Çmimet janë pak më lirë në Poloni, por është zonë turistike. Është OK”, shprehet një polak.
“Çmimet shumë të pranueshme. Të mira dhe plazhet e bukura dhe të pajisura mirë. Gjithçka shumë mirë. Një përshëndetje të gjithë shqiptarëve”, thotë një tjetër turist.
Ky sezon veror ka sjellë flukse të reja turistike, duke e zgjeruar ndjeshëm hartën e turistëve që pushojnë në brigjet e Adriatikut. Njësitë e shumta akomoduese përgjatë bregdetit dhe në qytetin e Durrësit vazhdojnë të presin pushues të shumtë dhe kanë rezervime deri në tetor.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











