Kosova
Dy binjakët nga Kosova që për 10 vjet vozisin me një patentë shofer
Momente qesharake mes binjakëve nga Ferizaj
Shpeshherë dëgjojmë shumë gjëra për binjakët, që ndonjëherë janë edhe qesharake për shumë arsye, e veçmas në ngjasimin që mund të keni në fizik, transmeton albinfo.ch.
Tani po sjellim një dy vëllëzer binjakë nga Kosova, qyteti i Ferizajit, që tregojnë shumë momente qesharake.
Ismajl Rexhepi dhe Bujar Rexhepi janë dy vëllezërit binjakë, të cilët kanë marrë vëmendje të madhe në Kosovë, pas një interviste në “Studio A” që pak kush arrin t’i dallojë se cili është njëri e cili tjetri.
Historia e tyre sa është interesante, aq edhe të bën për të qeshur, marrë parasysh se këta të dy janë rritur dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të atilla që pak kush do t’i besonte.
Është Bujari ai, i cili tregoi se si ndodh që edhe gjatë orarit të punës kur dikush nga klientët ngritet për t’ua bërë pagesën i ngatërron se cili prej tyre i ka shërbyer.
Rasti më interesant e që ka nxitur komente të shumta është ai me patentën për vozitje.
Ismajli, i cili është 5 minuta më i madh se Bujari, tregon që në shkollë ka qenë pak më i mirë, e kjo i ka ndihmuar që i pari ta marrë edhe patentën për vozitje. Por kjo punë nuk duket t’i ketë sjellë ndonjë problem Bujarit pasi, marrë parasysh ngjashmërinë e madhe që kanë, ky i fundit për 10-vite rresht e ka shfrytëzuar patentën e vëllait.
“Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij”, u shpreh Ismajli.
Ata treguan se si kanë vepruar kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur. ‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’ – s’kanë mundur me na vërejt kurrë”.
Por binjakët 32-vjeçar nuk është se e kanë përdorur bashkë vetëm patentën për vozitje. Ismajli pohon se ata të dy kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.
Intervista bëhet edhe më interesante kur vëllezërit tregojnë sfidat e tyre në familje, pasi as fëmijët e tyre s’e dinë cili është babi e cili axha. /Albinfo.ch
Video :
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=159486973044307
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














