CH-Ballkani
Dy fëmijë shqiptarë vdesin tragjikisht në Serbi
Muhamed dhe Mevlan Dvorani, 5 dhe 8-vjeçar kanë ndërruar jetë, kurse babai i tyre është në gjendje të rëndë. Shkaktar i aksidentit ka qenë maqedonasi Nikola D
Dy fëmijë nga e njëjta familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Suboticës në Serbi, shkruan albinfo.ch.
Kjo është konfirmuar edhe nga autoritet kosovare, kurse për këtë lajm tragjik kanë shkruar edhe mediat serbe.
Rreth orës 1:30 të mëngjesit kanë ndërruar jetë fëmijët Muhamed Dvorani (2008) dhe Meldin Dvorani (2011), ndërsa kanë mbetur të lënduar Akrip Dvorani (1978) dhe Petrit Dvorani, shqiptarë të Kosovës dhe që të gjithë me nënshtetësi austriake. Familja shqiptare është me prejardhje nga Drenasi.
Fatkeqësia ka ndodhur në momentin kur shtetasi i Maqedonisë, Nikola D. (64) derisa po e ngiste kamionin e tij kishte goditur një këmbësor, ndërsa duke tentuar që të mos e shtypte trupin e tij, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka goditur veturën ku ndodheshin tashmë viktimat shqiptare.
Përveç fëmijëve ka vdekur edhe këmbësori i goditur nga shtetasi maqedonas, Nikola D.
Edhe babai i fëmijëve është në gjendje të rëndë. “Kanë vdekur dy fëmijë të moshave pesë dhe tetë vjeçare, dhe një mashkull rreth moshës 45 vjeçare. Të lënduar kanë mbetur edhe dy meshkuj, me lëndime të rënda. Një mashkull i moshës së mesme është pa vetëdije në reanimacion, ndërsa tjetri ka qenë në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në kirurgji”, ka thënë Mirjana Bursaq nga Ndihma e Shpejtë në Serbi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar













