Integrimi
Dy javë shtesë për regjistrim të votuesve në diasporë
Ministria e Diasporës e Kosovës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shtyhet data për regjistrimin e votuesve në diasporë
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka kërkuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shtyrjen e datës së regjistrimit të votuesve në diasporë.
“Ne si ministri kemi kërkuar që data e fundit për regjistrim të votuesve nga mërgata të shtyhet nga 4 shtatori, siç është tani deri, në një datë maksimum prej dy javësh më vonë”, ka thënë Makolli për gazetën Tribuna.
Për Makollin shtyrja e afatit të regjistrimit të votuesve nga mërgata nuk e dëmton apo rrezikon në asnjë formë datën e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve që është 3 nëntori.
Si do që të jetë në zjedhjet për Kuvendet Komunale dhe për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 3 nëntor 2013 në Kosovë, mund të votojnë edhe qytetarët në diasporë.
Të drejtën për të votuar nëpërmjet postës e kanë të gjithë qytetarët e Kosovës duke aplikuar fillimisht për regjistrim në listën e votuesve.
Aplikacioni për votim përmes Postës, mund të shkarkohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor: www.kqz-ks.org (Formulari për regjistrim) , ose mund të informoheni në linjat ndihmëse të programit për të votuar nga jashtë Kosovës, në telefonat: + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200, si dhe kontaktet në ambasadat e Republikës së Kosovës nëpër botë (Për adresat e tyre, kliko këtu), duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës
Qytetarët e Kosovës për të plotësuar kushtet e votimit nga jashtë duhet që të jenë 18 vjeç në ditën e votimit më 3 nëntor 2013, të jenë të regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës dhe të posedojnë dokumentin e Identifikimit (DI) të Kosovës.
Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, duhet të bashkangjitni një kopje të këtij dokumenti me një kopje të një dokumenti tjetër valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.
Formulari i plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijë në KQZ më së largu deri më 4 shtator 2013, deri në shtyrjen tjetër të afatit.
Nëse posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë të dërgoni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.
Formularin e plotësuar me një kopje të dokumentit që dëshmon se jeni shtetas i Republikës së Kosovës apo që keni të drejtë për shtetësi, mund t’i dërgoni: Përmes postës në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P.6 Kutia 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Përmes e-malit zyrtar ( [email protected] ose [email protected] dhe përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.
S.T
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












