Kosova
Dy kadetë të FSK-së diplomojnë në Akademinë ushtarake të Gjermanisë
Në Berlin të Gjermanisë sot u mbajt ceremonia e diplomimit të dy kadetëve nga Kosova, të cilët përfunduan Akademinë Ushtarake në Gjermani, raporton Albinfo.ch.
Nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla përfunduan me sukses këtë akademi duke shprehur mirënjohje për shtetin gjerman.
“Sot, në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit të dy kadetëve, nëntoger Albert Krasniqi dhe nëntoger Valdrin Talla, të cilët përfunduan me sukses Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr-it. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti, bashkë me nënkolonelin Besim Gashi organizuan ceremoninë e diplomimit të dy kuadrove të rinj akademikë, të cilët do t’i shtohen korpusit të oficerëve profesionistë të Republikës së Kosovës. Mirënjohje të jashtëzakonshme Republikës Federale të Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











