Lajme

Dy nisma popullore për taksat dhe pensionet e çifteve të martuara

Partia Qendër ka nisur dy nisma popullore për t’i dhënë fund diskriminimit të çifteve të martuara përsa u përket taksave dhe pensioneve, përcjell albinfo.ch.

Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë vite që luftojnë për të gjetur një zgjidhje për këtë padrejtësi, tha partia.

“Çiftet e martuara sot janë në disavantazh, thjesht sepse kanë zgjedhur këtë model jete. Llogaritjet financiare dhe tatimore nuk duhet të merren parasysh asnjëherë në zgjedhjen e modelit të jetesës së individëve”, tha presidenti i partisë Gerhard Pfister në një konferencë për shtyp të enjten.