Shkurt.ch
Dy padi kundër personit që fyeu publikisht kosovarët
Njëra nga paditë ndaj Stöhlker është ngritur nga persona me prejardhje kosovare
Dy padi janë ngritur kundër afaristit Stöhlker. Ato e ngarkojnë atë me shkelje të ligjit kundër racizmit. Njërën padi e kanë bërë persona kosovarë
Personi i cili ditë më parë kishte drejtuar fyerje raciste ndaj kosovarëve, me gjithë pendimin e treguar më vonë, nuk do të shpëtojë nga ndjekja penale.
Fidel Stöhlker, që është bashkëpronar i një kompanie marketingu, ka quajtur në blogun e tij të internetit kosovarët popull inferior dhe, pas një vargu fyerjesh në drejtim të tyre, ka propozuar dëbimin e të gjithë kosovarëve nga Zvicra.
Pas jehonës që ka shkaktuar deklarimi i tij, ai ka kërkuar falje dhe njëkohësisht ka shlyer materialin nga logu, shkruan tages Aanzeiger.ch.
Por, ndërkohë dy padi janë ngritur kundër afaristit Stöhlker. Ato e ngarkojnë atë me shkelje të ligjit kundër racizmit , ka thënë një zëdhënës i prokurorisë kompetente. Prokuroria në fjalë do të vlerësojë nëse do të nisë hetimet penale për çështjen.
Njëra nga paditë, sipas tagesanzeiger.ch/Newsnetz thotë se Stöhlker në blogun e tij ka bërë në mënyrë publike një nënvlerësim kundër dinjitetit njerëzor të një grupi n njerëzish, me bazë etninë e tyre. Në këtë veprim të tij ai ka theksuar se të gjithë kosovarët kanë potencial dhune dhe janë kriminelë.
Veç kësaj, pasusi “secili kosovar duhet të dëbohet urgjentisht” është thirrje publike për dhunë dhe diskriminim kundër pjesëtarëve të një etnie.
Siç ka mësuar tagesanzeiger.ch/Newsnetz, një padi tjetër ndaj Stöhlker është ngritur nga persona me prejardhje kosovare.
Sipas Ligjit Penal të Zvicrës, në rast dënimi, Stöhlker mund të mbajë deri në tri vite burg ose mund të dënohet me të holla.
Shkelja e ligjit kundër racizmit është vepër penale oficiale, që do të thiotë se prokuroria në raste të tilla duhet të veprojë edhe po nuk pati padi nga palët. Por, në këtë rast palët private kanë vepruar më shpejtë.
Lidhur me këtë temë: Fyen kosovarët, pastaj kërkon falje
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












