Shkurt.ch
Dy policë akuzohen për vjedhje armësh
Nga dy të akuzuarit janë vjedhur veç tjerash dy armë shërbimi, vërteton prokuroria. Malli i vjedhur është shitur brenda vendit. Kështu, dy policët mund të dënohen për vjedhje, përvetësim dhe shitje të mallit të vjedhur
Prokuroria Publike e St. Gallenit po zhvillon hetime kundër dy zyrtarëve policorë të Policisë së Kantonit. Ata dyshohen se kanë marrë nga depoja armë të shërbimit, objekte tjera dhe pjesë të uniformës të cilat pastaj i kanë shitur. Dy policët në fjalë janë pushuar nga puna, njofton srf.ch.
Në verën e vitit 2014, Policia Kantonale e St. Gallenit kishte ushtruar kallëzim penal në prokurori kundër policëve të përmendur, transmeton albinfo.ch. Prokuroria e ka konfirmuar njoftimin e bërë të ditur më herët nga 20 Minuten.
Nga dy të akuzuarit janë vjedhur veç tjerash dy armë shërbimi, vërteton prokuroria. Malli i vjedhur është shitur brenda vendit. Kështu, dy policët mund të dënohen për vjedhje, përvetësim dhe shitje të mallit të vjedhur.
Policët e përmendur kantonalë janë pushuar nga puna në verë të vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Deri në vendimin gjyqësor, ndaj tyre vlen prezumimi i pafajësisë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











