Muzikë
Dy prej katër këngëtareve të famshme shqiptare vinë me bashkëpunim
Nga fansat pritej tash e sa kohë që katër këngëtaret e famshme shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max të sjellin një bashkëpunim. Por atë pritet ta bëjnë vetëm dy prej tyre
Nga fansat pritej tash e sa kohë që katër këngëtaret e famshme shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max të sjellin një bashkëpunim. Por atë pritet ta bëjnë vetëm dy prej tyre.
Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Ava Max pritet të sjellin bashkëpunim.
Sipas “The Sun”, Rita është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me Avën.
“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe Noah Cyrus”, tha burimi, përcjell Albinfo.ch.
Rita Ora e lindur në Prishtinë dhe e rritur në Londër, ka dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”. Ndërsa Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi mori famë nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”.
Këngëtarja me origjinë nga Saranda ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













