Lajme
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Shkollat shqipe priten të hapen në Konstanz dhe Singen
Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka ndërmarrë një iniciativë të re me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Gjermani, duke paralajmëruar hapjen e shkollave shqipe në qytetet Konstanz dhe Singen, shkruan albinfo.ch.
Kjo nismë arsimore po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin shqiptar lokal dhe synon të forcojë mësimin e gjuhës shqipe, si dhe ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar te fëmijët e diasporës. Përmes kësaj iniciative, brezat e rinj do të kenë mundësi të lidhen më ngushtë me gjuhën, historinë dhe traditat shqiptare.
Procesi mësimor do të zhvillohet në ambiente të shkollave publike dhe do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët me prejardhje shqiptare, pa dallim. Programi është konceptuar për të ndihmuar nxënësit jo vetëm në përvetësimin e gjuhës amtare, por edhe në kultivimin e ndjenjës së përkatësisë dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.
Konsullata u bën thirrje prindërve dhe bashkatdhetarëve në Konstanz dhe Singen që të mbështesin këtë iniciativë, duke u angazhuar aktivisht në regjistrimin e fëmijëve dhe në ndërtimin e një baze të qëndrueshme për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud












