Lajme
Dy refugjatë afganë dalin nga kamioni i shtetasit të RMV, në mes të autostradës
Sipas hetimeve të deritashme, ekziston dyshimi se shoferi i kamionit kishte transportuar dy afganët, të fshehur në kamion, nga Serbia në Zvicër
Një person 58 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar si kontrabandues dhe dy të rinj që kishin hyrë ilegalisht në Zvicër janë arrestuar dje nga policia e kantonit të Cyrihut.
Kjo ka ndodhur në orët e hershme të mbrëmjes, të mërkurën: Ata u vunë re nga një shofer makine, gjatë një bllokimi të trafikut në autostradën A1 afër Dietikon ZH, shkruan SDA.
Pak para orës 18 të mbrëmjes, një shofer automjeti në daljen Urdorf Nord kishte vëzhguar se si dy burra po dilnin nga çatia e një rimorkioje të një kamioni, transmeton albinfo.ch. Më pas ata u larguan nga autostrada duke ecur në këmbë, ka raportuar policia kantonale e Cyrihut të premten.
Një patrullë e policisë është ndeshur me dy të rinj në një rrugë të afërme, pak kohë më vonë. Me atë rast, policia ka ndaluar dy afganët, 16 dhe 19 vjeçarë.
Një patrullë e dytë ka ndaluar kamionin sipas përshkrimit të dëshmitarit të përmendur dhe ka kapur shoferin 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.
Sipas hetimeve të deritashme, ekziston dyshimi se shoferi i kamionit kishte transportuar dy afganët, të fshehur në kamion, nga Serbia në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Të tre personat e përmendur i janë dorëzuar prokurorit.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













