Lajme
Dy serbë arrestohen për krime lufte
Dy të dyshuarit, sipas EULEX-it, janë duke u hetuar mbi supozimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në prill 1999 në Kosovë
Gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, në rajonin e Vushtrrisë, janë arrestuar dy qytetarë serbë nën akuzën për krime të luftës.
Dy të dyshuarit, sipas një kumtese lëshuar nga misioni i BE-së për sundim të ligjit, (EULEX) janë duke u hetuar mbi supozimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në prill 1999 në Kosovë.“Operacioni i përbashkët, i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e Policisë së EULEX-it dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës (NJHKLPK), është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri. Mbështetjen operative e kanë ofruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe Njësia Forenzike e Policisë së Kosovës”, thuhet në kumtesë.Të dyshuarit u arrestuan me urdhër të gjykatës, ndërsa është bërë edhe bastisja e shtëpive të tyre. “Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)|, thuhet në kumtesën e lëshuar nga EULEX.Ndryshe, sipas burimeve të “albinfo.ch” në Babimofc është arrestuar 72-vjeçari, Gjorgje Bojkoviq, ndërsa në Prilluzhë, Jovica Dejanoviq, 52-vjeç. Ky i fundit ka disa vite që punon si polic në Policinë e Kosovës. Arrestimi i tyre është bërë në orët e hershme të ditës së enjte.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













