Shkurt.ch
Dy shqiptarë dhe një zviceran shpëtojnë gjermanin nga mbytja
Tre 15 vjeçarë: 2 shqiptarë dhe një zviceran: Shqipërim Olluri, Ramon Amrhein dhe Denis Xhaferi, i shkuan në ndihmë gjermanit që po mbytej
Në plazhin e Rajnës në Geilingen, në kufi me Gjermaninë, një shtetas gjerman i moshës 46 vjeçare sapo ishte hedhur në ujëra të thella. Ai ishte notar me përvojë por e kishte kapur ngërçi dhe kështu u gjet para rrezikut të mbytjes në ujë.
Por në momentin e duhur pranë tij u gjetën tre të rinj, dy shqiptarë dhe një zviceran që pa u hamendur i shkuan në ndihmë. Ata quhen: Shqipërim Olluri, Ramon Amrhein dhe Denis Xhaferi.
Të tre janë të moshës 15-16 vjeçare dhe vijojnë shkollën e mesme sekondare në Diesenhofen. I pari kishte kërcyer nga ura në ujin e ftohtë Denisi. I dyti Raamoni ndërsa Shqipërimi i udhëzonte ata nga lartë dhe njoftoi doganierët që ishin afër.
“Nuk ishte lehë të shpëtoje një burrë të tillë të rëndë, ai lidhej pas nesh”, tregojnë shpëtimtarët. Gjermani kishte pirë shumë ujë dhe mezi merrte frymë. Dy të rinjtë kishin kundër tyre edhe rrymën e fuqishme të ujit. Duke dalë në anën gjermane të lumit ata u ndihmuan edhe nga ekipi shpëtimtar.
I shpëtuari ka falënderuar tre djemtë dhe u ka dhuruar nga një biletë kinemaje. Edhe kryetari i komunës, Sommer, u ka shprehur mirënjohje për kurajën e tyre qytetare, në një pritje. Organizata rinore i propozoi kryetarit t`i paraqesë shpëtimtarët për aksionin “Kalorësit e rrugës”. Ai pranoi menjëherë.
Ata tre thonë për mediet zvicerane se i shqetëson vetëm fakti se shumë të tjerët nuk po ndihmonin. Po ashtu ata brengosen me faktin se për shqiptarët shkruhet aq keq në shtypin e këtushëm.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













