Shqipëria
Dy shqiptarë nga diaspora bien në luftën kundër Rusisë
Dy djem nga diaspora shqiptare, të cilët luftuan përkrah ushtrisë së Ukrainës, raportohet se kanë rënë në luftë. Lajmi vjen nga deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili lajmin e bazon duke cituar konsullin e Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin.
Në luftën kundër Rusisë kanë rënë Dermentli Anatoly, nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës).
Ai kishte lindur më 3 shtator 1980 dhe ishte mobilizuar në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. 43-vjeçari ka humbur jetën më 15 tetor, në një mision luftimi.
Kurse, Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare më 26 janar 2002, në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias).
Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta, ai ishte në Poloni. Në verën e 2022 ai shkoi vullnetarisht për t’u mobilizuar, por u refuzua për shkak të moshës.
Siç bëhet e ditur, në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Danylo shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.
Ceremonitë funerale të dy djemve shqiptarë janë zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Zaporozhias. Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku -
Zviceranët po udhëtojnë më pak në SHBA, biletat e avionëve po bëhen më të lira -
Zvicra nuk do të lirojë ende rezervat e naftës, thotë presidenti












