Kosova
Dy të arrestuarit në Kosovë kishin planifikuar sulme edhe në Francë dhe Belgjikë
Një burrë dhe një grua kishin planifikuar të sulmonin ushtarët e NATO-s në Kosovë, por edhe qytetarë në Francë dhe në Belgjikë
Dy kosovarë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar, të dyshuar se kanë planifikuar “sulme terroriste” ndaj forcave të NATO-s në Kosovë, por edhe ndaj popullatës civile në Francë dhe Belgjikë.
Të dy dyshuarit kanë planifikuar “sulme vetëvrasëse me vetura bombë” kundër ushtarëve të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe në “vendet ku frekuentojnë qytetarë”, sipas një komunikate të një gjykatë ne Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës. Ata gjithashtu planifikonin të kryenin “sulme vetëvrasëse në vende të frekuentuara nga qytetarët, në Belgjikë dhe Francë”, kanë thënë nga burimi, njofton Albinfo.ch.
Me këtë rast nuk janë zbuluar as identiteti i të dyshuarve të arrestuar të martën, e as motivimi i tyre. Një nga të dyshuarit gjithashtu ka shtetësi belge. Ata janë paraburgosur për një muaj, në pajtim me ligjin kosovar.
Sipas vlerësimeve zyrtare të Kosovës, në radhët e Frontit al-Nusra ose ISIS, që nga viti 2012 kanë luftuar rreth 300 kosovarë, kryesisht në Siri. Më shumë se 50 persona janë vrarë, por 130 janë kthyer në shtëpi..
“Në proporcion me popullsinë e saj prej 1.8 milion, Kosova ndoshta është burimi më i rëndësishëm i xhihadistëve në Siri dhe Irak”, është shkruar në një përmbledhje të vitit 2015, nga Instituti amerikan i luftës kundër terrorizmit, Akademia Ushtarake në West Point.
Tetë islamistë u dënuan në muajin maj nga një gjykatë në Kosovë, dënime që arritën deri në 10 vjet burg për përgatitjen e një sulm në vitin 2016, kundër përzgjedhjes së futbollistëve izraelit dhe tifozëve të saj përpara një lojë në Shqipëri.
Shumica e tyre janë shqiptarë të Kosovës, përveç njërit që është shqiptar nga Maqedonia, shkruan “Le Parisien”, përcjell Albinfo.ch.
Ata gjithashtu kishin planifikuar të kryenin sulme në Kosovë kundër udhëheqësve politikë të vendit dhe diplomatëve.
Rreth 90 për qind e 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë myslimanë, me shumicën dërrmuese që praktikon islamin e moderuar.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












