E-Diaspora
Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në një aksident në Itali
Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjeç kanë vdekur, ndërsa i treti është plagosur dhe është në rrezik për jetën
Dy të rinj nga Kosova kanë vdekur në një aksident në Itali, derisa një është në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.
Një veturë udhëtonin tre shtetas kosovarë. Vetura ka dalë nga rruga duke u aksidentuar rëndë. Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjeç kanë vdekur, ndërsa i treti është plagosur dhe është në rrezik për jetën.
Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra, raporton “Ora News”.
Tre të rinjtë nga Kosova ishin punëtorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa po shkonin në punë, përcjell albinfo.ch.
Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga lodhja e gjumit që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












