Lajme
Dy të rinj shqiptarë planifikuan sulm terrorist në Itali
Raportohet se dy shqiptarë me origjinë nga Kosova, një burrë dhe një grua, janë ndaluar nga policia italiane, pasi dyshohet se janë trajnuar për të kryer një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik, përcjell albinfo.ch
Referuar mediave italiane, çifti është arrestuar më 15 qershor dhe po hetohen nga prokuroria e Trentos për terrorizëm. Më 18 qershor, gjyqtari hetues i Gjykatës së Trentos urdhëroi arrest shtëpie ndaj gruas, kurse ndaj burrit u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik, raportoi të premten Corriere della Sera.
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizmi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.
Hetimet policore zbuluan se të dyshuarit mund të ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe do të kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS).
Sipas planeve të tyre, pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.
Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – për prodhimin e mjeteve shpërthyese.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












