Kosova
Dy të vdekur në Kosovë, goditen nga treni
Një 51-vjeçar ka vdekur mëngjesin e së premtes në Pejë, si pasojë e goditjes nga treni, njofton Policia e Kosovës. Policia thotë se S.L, 51 vjeç, është goditur nga treni i udhëtarëve deri sa po kalonte hekurudhën, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Policia njofton se ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në njoftim, thuhet se hetuesit rajonalë të Policisë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa policia në Prishtinë njofton se mbrëmë ka vdekur në QKUK i riu që para disa ditësh u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
I.H. kishte shkuar për të aplikuar për rekrut në FSK kur ka ndodhur aksidenti.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?













