Lajme
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
Dy persona kanë vdekur në Zvicër pas aksidenteve të veçanta në pistat e skive në kantonin Graubünden.
Të premten një burrë 55-vjeçar u rrëzua duke bërë ski me djalin e tij në zonën e skive Tschiertschen, 7 km në juglindje nga Chur, transmeton albinfo.ch.
Më pas skiatori arriti në shtëpinë e tij të pushimeve me mjetet e tij, ku vdiq të nesërmen. Në një deklaratë, policia thotë se është në kërkim të dëshmitarëve, veçanërisht gruas me flokë bjonde që iu afrua burrit dhe i ofroi ndihmë pas rënies.
Aksidenti i dytë fatal ka ndodhur të dielën në shpatet e Davos-Parsenn: një 24-vjeçar gjerman është përplasur me një tjetër skiator pranë fillimit të skiliftit Kreuzweg në territorin e komunës Klosters, shkruan thelocal.
Pas përplasjes, i riu është përplasur me një tabelë informative. Pavarësisht se kjo ishte e mbuluar me gomë shkumë, gjermani humbi vetëdijen.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit dhe Regës, i riu ka ndërruar jetë në vend. Skiatori i dytë i përfshirë u plagos vetëm lehtë. Autoritetet përkatëse kanë hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, bën me dije sot policia kantonale në një shënim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











