Zhvillim
Dy të vdekur nga stuhia në Mal të Zi
Një shtetas turk humbi jetën në një kantier ndërtimi në Canj gjatë një stuhie të fortë që përfshiu Malin e Zi.
Sipas Vijesti-t, punëtori ishte në vinç, i cili u rrëzua gjatë erërave me forcë uragane.
Gjithashtu, D.P. (60) nga Tivçani është vrarë nga rrufeja në vend në kantierin e fushës së golfit në Lushticë.
Viktima ishte e punësuar nga kontraktori në projektin e gjirit të Lushticës.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë së Sigurisë së Tivatit, të cilët po kryejnë hetimet. Prokuroria më e lartë e shtetit ndërmerr veprime brenda juridiksionit të saj.
Rreth orës 10:00, një stuhi e madhe goditi Tivatin, e cila shkaktoi reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima.
Portali Primorski raporton se era ka shkulur pjesë të pemëve në Tivar dhe se makina janë dëmtuar. Mësohet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa mjete lundruese në marinë.
Gjithashtu, stuhia rrëzoi tre vinça në port dhe theu urat e transportit.
Sipas të dhënave të stacionit meteorologjik të Tivarit, për momentin era ka arritur në 200 kilometra në orë.
Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të SHA, Marina Sllagjana Perishiq, tha për “Vijesti” se janë dëmtuar katër anije dhe një frigorifer i kompanisë “Ribarsko jedinstvo”.
“Aktualisht nuk është vërtetuar se stuhia ka shkaktuar dëme në infrastrukturën e SHA “Marina Bar”, tha Perishiq.
Siç tha ajo, Bordi i Drejtorëve ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe ka urdhëruar menaxhmentin që të përgatisë një raport të plotë për vlerësimin e dëmeve./Vijesti
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











