Arkitektët shqiptarë në Zvicër

Dy vëllezër, arkitektë dhe partnerë në ndërtim

Fatosi dhe Fatoni përbëjnë një ekip kompakt: Përderisa Fatosi si arkitekt, është përgjegjës për planifikimin e objekteve, Fatoni, merret me realizimin e objektit dhe menaxhimin e shpenzimeve gjatë ndërtimit

albinfo.ch ndan me lexuesit një tregim për suksesin e dy vëllezërve arkitektë shqiptarë nga Kosova në Zvicër. Bëhet fjalë për vëllezërit Fatos dhe Faton Gashi me kompaninë e tyre FF PARTNER me seli në Oberentfelden të Kantonit Aargau.

Fatosi dhe Fatoni vijnë nga një familje punëtore, babai i tyre ishte zdrukthëtar. Ata shumë herët ishin përcaktuar për të ardhmen e tyre, si arkitektë apo udhëheqës ndërtimi.

Që të dy kishin kryer shkollimin profesional për projektues teknik të ndërtimeve (Bauzeichner), por më pas orientohen në drejtime të ndryshme ku Fatosi vazhdon për arkitekturë ndërsa Fatoni bëhet ekonomist ndërtimi.

“Vendimi për të zgjedhur arkitektin e duhur, duhet të jetë një vendim i menduar shumë mirë. Sepse pos që duhet investuar një shumë të madhe të të hollave, po ashtu rol ka edhe sjellja në jetë e ideve tua, shto këtu edhe një periudhë njëvjeçare të bashkëpunimit“, përgjigjet Fatoni për klientët të cilët janë në kërkim të një arkitekti.

Me detyra të definuara qartë

Për të bindur klientët që të punojnë me vëllezërit Gashi, pas një bisede të parë, pason edhe shikimi i objekteve të punuara nga ta si një lloj reference, e që shpesh herë është edhe faktor vendimtar për të punuar me ta. Pra një arkitekt të cilit mund t`i besosh, e i cili ka edhe përvojë në këtë fushë.

Tashmë që të dy kanë detyrat e tyre të definuara për të punuar një objekt. Fatosi si arkitekt, është përgjegjës për planifikimin e objekteve, përderisa Fatoni, merret me realizimin e objektit si dhe menaxhimin e shpenzimeve gjatë ndërtimit. Pra, janë një ekip i kompletuar për të realizuar një objekt “me çelësa në dorë”.

Trajtimi i të gjithë klientëve si të barabartë, që është edhe një pjesë e filozofisë së tyre të të bërit biznes, ka ndikuar shumë që problemet që mund të lindin ndonjë herë nga ndonjë klient “i komplikuar“, të duken të vogla.

Duke qenë se të dytë janë të rinj në moshë, është afër mendjes që shquhen për nëj stil modern të arkitekturës, por jo doemos. Ata preferojnë edhe klasiken, prandaj një përzierje e drejtë e modernes me klasiken padyshim se e bën dallimin. Por duke qenë mëse fleksibël në punën e tyre, ata marrin parasysh edhe dëshirat e klientëve.

Ja për çfarë ju duhet një arkitekt

Po ashtu një veçori e FF PARTNER është edhe menaxhimi i mirë i shpenzimeve. Sepse një arkitekt mund të vizatojë çka të dojë, por duhet pasur parasysh edhe shpenzimet. E po ashtu edhe t‘i stopojë dëshirat e kontraktuesve ndërtimorë, që mund të rrezikojnë tejkalimin e buxhetit të planifikuar.

Duke qenë së jo të gjithë munden të ndërtojnë një shtëpi nga themeli, ka të shumtë që vetëm duan ti rinovojnë ato.

„Angazhimi i ndonjë profesionisti të fushës gjatë renovimeve është shumë i rëndësishëm“ këshillon Fatoni, pasi sipas tij një arkitekt, me aftësitë e tij profesionale, ndikon shumë në rregullimin e gabimeve të shumta që zakonisht ndodhin.

Edhe pse me jo pak ndërtime, e shumë nga to edhe interesante, FF PARTNER, fokusohen shumë në objekte, të cilat shërbejnë edhe si reklamë apo si referenca për ndërtime tjera, por si të pëlqyera janë gjithmonë ndërtimi i tarracave.

Besimi i fituar te bankat, shkon në favor të klientëve

Dihet se për të ndërtuar duhet patjetër edhe financimi nga banka. Më gjithë kërkesat e shtuara për kredi vitin e kaluar, në krahasim me shtetet tjera, Zvicra kërkon kushte shumë më speciale. Mirëpo duke pasur tashmë përvojë me shumë nga bankat, ata kanë fituar besimin e tyre, gjë që shkon në të mirë të klientëve, për të cilët ofrojnë këshillat e nevojshme edhe në fushën e financimit.

Edhe pse të zënë shumë me jetën e tyre profesionale, ata përkujdesen që të gjejnë një balanc mes punës dhe aktiviteteve sportive.

Duke qenë një hoby futbollist, Fatoni me shokë, para 6 viteve themelojnë Klubin Futbollistik „FC Eagles Aarau“, ku ushtron edhe rolin e presidentit të klubit. E njëkohësisht FF PARTNER është edhe sponsor kryesor.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI