Lajme
Dy vëllezër mbështetën terrorin e ISIS-it, njëri prej tyre dëbohet në Kosovë
Arsyeja për mosdëbimin e të dytit është ndërhyrja e Gjykatës Administrative Federale. Sipas saj, ai ishte larguar nga skena radikale islamike mbi tre vjet
Dy vëllezër me prejardhje nga Kosova dyshoheshin se kanë pasur materiale propagandistike të ISIS-it dhe janë përfshirë në skenën islamike, transmeton albinfo.ch. I madhi prej tyre u dëbua në Kosovë, ndërsa i riu lejohet të qëndrojë në Zvicër – edhe pse Policia Federale e krahason atë me atentatorin e Vjenës.
Kosovari i parë kishte në shtëpinë e tij 15 thika “hedhëse”, ishte i lidhur me skenën xhihadiste të Winterthurit, kishte strehuar persona të dënuar si pjesëmarrës të ISIS-it, ishte konsideruar i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm nga policia e kantonit dhe, si rezultat është dëbuar në fillim të vitit 2022.
Vëllai i tij më i vogël gjithashtu klasifikohet si i rrezikshëm nga Zyra e Policisë Federale. Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) donte ta dëbonte nga vendi. Megjithatë, atij i lejohet të qëndrojë në Zvicër. Arsyeja: Ndërhyrja nga Gjykata Federale Administrative, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Seminar me simpatizantët gjermanë të IS
Gjykata Administrative Federale ka qortuar ashpër SEM-in duke argumentuar se i riu ishte larguar nga skena radikale islamike për më shumë se tre vjet, siç dokumentojnë raportet zyrtare. Pretendimi se vëllai i vogël nuk është de-radikalizuar është i pabazë, kështu që argumenti vazhdon të vlejë.
Nga ana tjetër, në janar të vitit 2021 ai qe dënuar me një muaj burgim me kusht. Akuza e ngarkonte se ai kishte në pronësi materiale propaganduese të IS-it që përshkruajnë dhunën dhe kishte marrë pjesë në një seminar ku kishte mbajtur një fjalim një simpatizant i IS-it, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu ngarkohet se ka dërguar një thirrje për donacione për mbështetësit e IS që janë internuar në Sirinë veriore.
Megjithatë, shumë persona dëshmojnë për një zhvillim pozitiv tek i riu. “Aargauer Zeitung” në këtë drejtim përmend, ndër të tjera, avokaten e të rinjve, shërbimin social, shkollën, një mjek dhe prindërit e ish-të dashurës së tij zvicerane. Sipas këtyre personave, nuk ka më asnjë shenjë qëndrimi ekstremist tek ai.
Megjithatë Zyra Federale për Migracion (SEM) nuk i beson këtij përshkrimi. Mësohet se vëllai i vogël e ka vizituar të madhin 13 herë në burgun për dëbim. Dhe ajo shton se, për shembull, atentatori në Vjenë, i cili ka qëlluar katër persona në vitin 2020, ishte dukur gjithashtu i deradikalizuar.
Eksperti është skeptik për “deradikalizimin” e të akuzuarve
Në një intervistë për “Aargauer Zeitung”, politologu Johannes Saal nuk është i bindur për efektivitetin e masave të deradikalizimit. Në rastin e një të kthyeri nga Siria në skenën xhihadiste në Winterthur, prognoza pozitive nuk u realizua.
Vetëm tre nga 130 xhihadistë janë deradikalizuar plotësisht, përcjell albinfo.ch. “Ekziston rreziku që të prekurit të kthehen në skenën ekstremiste pas një ndërprerjeje biografike,” paralajmëron Saal.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












