Lajme
Dy vëllezër shqiptarë humbin jetën në aksident tragjik në Itali
Viktimat banonin në Arcile. Ata lënë pas 5 fëmijë, njëri prej të cilëve në pritje.
Një aksident tragjik që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Chessa, në komunën e Scansano të Italisë, la të vdekur dy vëllezër me kombësi shqiptare, transmeton Albinfo.ch.
Mediat raportojnë se të përfshirë në aksident ishin dy automjete, ndërsa dy vëllezërit e vdekurit kanë qenë në të njëjtën makinë.
Viktimat janë dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët banonin në Arcile. Ata lënë pas 5 fëmijë, njëri prej të cilëve në pritje.
Një person i tretë që ishte në timonin e makinës së dytë ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë nxjerrë nga makina trupat e dy vëllezërve.
Sipas ndërtimit të dinamikës së ngjarjes dy makinat, siç transmeton Ora news, (një Peugeot dhe Audi) po udhëtonin në drejtime të kundërta: njëra drejt Scansano-s, tjetra drejt Grosseto-s, kur u përplasën kokë më kokë.
Peugeot u zhyt në kanal në buzë të rrugës, ndërsa Audi kishte më pak dëme.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













