Lajme
Dy veta të prekur nga bruceloza
Dy pacientët po marrin ndihmën mjekësore në Klinikën Infektive në Prishtinë, pasi mjekët kanë konstatuar se vuajnë nga bruceloza. Të infektuarat janë nënë e bijë nga Skënderaj
Dy qytetarë të Komunës së Skenderajt janë shtrirë në Klinikën Infektivë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinën nën dyshimin se janë infektuar me Brucelozë. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për dy anëtarë të të njëjtës familje (nënë e bijë) nga fshati Obri e Poshtme.
Dy pacientët po marrin ndihmën mjekësore në këtë klinikë, pasi mjekët kanë konstatuar se vuajnë nga bruceloza, e cila dyshohet të ketë prekur dhe anëtarë të tjerë të familjes, që kanë konsumuar prodhimet e fermës (qumështin dhe djathin) nga dhitë.
Siç njofton gazeta “zëri”, të njëjtës familje brenda një muaji i kanë ngordhu 60 keca e 40 dhi, ndërsa i kanë mbetur gjallë edhe 40 copë dhi.
Familjarët kanë thënë se në vijimësi kanë përdorur si qumështin ashtu dhe djathin e dhive pa u ruajtur, pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK), e cila ka marrë mostrat e ngordhjes prej një muaj e më shumë, nuk ka sjellë rezultatet e analizave, nëse dhitë kanë ngordhur nga bruceloza.
Gjatë kësaj kohe është sëmurë e gjithë familja 16 anëtarëshe (shumica fëmijë). Këtë e ka konfirmuar për gazetën edhe Fazli Çerkinaj, kryetar i fshatit Obri e Poshtme, i cili ka pohuar se mostrat janë marrë prej një muaji, por nga AUVK nuk është kthyer përgjigje. Sipas tij, ata madje kanë qenë dhe të enjten për të marrë mostra tjera.
“Është e vërtetë se iu kanë ngordhur dhitë dhe se janë prekur nga kjo dhe familjarët. Ata (AUVK) janë vonuar me rezultat të tregojnë që të ketë kujdes më pas familja”, ka thënë Çerkinaj. Ai ka theksuar se kryefamiljari ndodhet në Gjemani dhe ka punuar për të ndërtuar këtë fermë dhe të mbahet pastaj financiarisht familja.
Ndërsa është drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Shemsedin Dreshaj që ka konfirmuar se dy anëtarë të të njëjtës familje janë prekur nga bruceloza. “Gjendja e tyre është stabile. Janë të shtrira vajza dhe gruaja e Shefqetit”, tha Dreshaj.
Bruceloza është një sëmundje që shkaktar kryesor ka bagëtitë, sidomos ato të imtat, delet dhe dhitë. Ajo përhapet me anë të konsumimit të mishit të kafshëve, duke përdorur qumështin e papërpunuar si dhe produktet e tij, djathin e freskët të fermentuar në të cilin brucelat qëndrojnë pothuaj 6 muaj, gjalpin etj.
Një mënyrë tjetër e infektimit nga kjo sëmundje është edhe ajo nëpërmjet lëkurës, veçanërisht gjatë aborteve të kafshëve. Në vitin 2011 në territorin e Kosovës janë regjistruar 65 raste me brucelozë, kurse në 2012- janë konfirmuar 42 raste. Edhe pse pas infektimit me brucelozë mund ta humbë jetën njeriu, në këto raste të viteve të kaluara nuk është konfirmuar për ndonjë rast të vdekjes së ndonjë personi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














