Lajme
Dyfishohet numri i rasteve me kancer të lëkurës
Në Zvicër është dyfishuar numri i rasteve të reja me kancer të lëkurës, përgjatë 30 vjetëve të fundit. Rrjeti evropian i dermatologëve Euro Melanoma dhe Shoqata Zvicerane e Dermatologjisë po nisin një fushatë të re për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për parandalimin e kancerit të lëkurës, shkruan RTS.
Imazhi është qëllimisht provokues: temperaturat po rriten, dielli përvëlon dhe në vend që të aplikojë krem kundër diellit, një personazh është duke ecur në plazh me një prezervativ gjigant në kokë.
Pikërisht përmes kësaj tabloje groteske, por të fortë, rrjeti evropian i dermatologëve Euro Melanoma dhe Shoqata Zvicerane e Dermatologjisë dhe Venerologjisë kanë zgjedhur të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për parandalimin e kancerit të lëkurës, përcjellë albinfo.ch.
Olivier Gaide, kreu i Njësisë së Onko-dermatologjisë dhe Dermatologjisë Ndërhyrëse të Departamentit të Dermatologjisë dhe Venerologjisë të CHUV, shpjegon tonin e qëllimshëm provokues të fushatës. “Ne po synojmë pikërisht të rinjtë, të cilët tashmë janë të vetëdijshëm. të mbrojtjes kundër HIV-it dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme. Nëse mbrohemi nga këto infeksione, pse të mos mbrohemi edhe nga kanceri? Mundohemi të përcjellim një imazh jo shumë ‘blabla’ pa luajtur me frikën, sepse do të kishte të kundërtën efekt: më pak konsulta nga frika e një diagnoze serioze,” u shpreh ai për RTS.
Më shumë se 25,000 raste të kancerit të lëkurës diagnostikohen çdo vit. Në vitin 2016, platforma gjermane e dermatologjisë derma.plus kreu një studim duke identifikuar shkallët më të larta të kancerit të lëkurës në mbarë botën. Australia dhe Zelanda e Re kryesojnë, e ndjekur nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










