E-Diaspora
Dyshohet se e ka shtyrë gruan nga dritarja, arrestohet shqiptari
Viktima, një rumune 24 vjeçare pas operacionit u ka deklaruar mjekëve se ka qenë partneri i saj ai që e ka shtyrë.
Në Dyseldorf të hënën një femër 24 vjeçare rumune është rrëzuar nga dritarja, nga kati i dytë ( lartësia prej 7 metrash) ndërsa dyshohet se e ka shtyrë partneri i saj, një shqiptar 39 vjeçar. Me atë rast gruaja ka pësuar lëndime të rënda por falë ndërhyrjes së mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan pr-online.de.
Personi që ndodhej në banesë me të është arrestuar të martën nga policia, pa bërë rezistencë, transmeton albinfo.ch. Motivet dhe rrethanat e aktit janë ende të paqarta. Policia dhe prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me dyshimin për tentim vrasjeje.
Por, viktima, pas operacionit u ka deklaruar mjekëve se ka qenë partneri i saj ai që e ka shtyrë. Me rastin e kontrollimit të banesës, në të cilën nuk janë të regjistruar si banorë të ligjshëm asnjëri, policët kanë gjetur drogë.
I dyshuari për tentimvrasje, deri tash nuk është deklaruar rreth aktit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












