Shkurt.ch
E djathta do të kufizojë angazhimet e Zvicrës ndaj klimës
E djathta do të luftojë të enjten në mëngjes kundër angazhimeve të bëra nga Zvicra me të ashtuquajturën Marrëveshje të Parisit për klimën. Edhe pse nuk mund ta parandalojë Këshillin Federal të ratifikojë traktatin në fjalë, SVP/UDC mund të kufizojë objektivin e tij të vendosur falë mbështetjes së FDP/PLR-së.
Marrëveshja e Parisit, e miratuar nga komuniteti ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2015, ka për qëllim të vazhdojë veprimet e mëtejshme për të kufizuar rritjen e temperaturës deri në 1.5°C. Ajo u kërkon të gjitha shteteve anëtare që të dorëzojnë çdo 5 vjet qëllimet e tyre për reduktimin e emisioneve të gazit serrë si dhe që të marrin masat e duhura.
Këto do të përcaktohen në rishikimin e ligjit për CO2 që qeveria do të paraqesë para Dhomave deri në fund të vitit.
Zvicra ka ndërmarrë hapa për të reduktuar emetimet e gazit serrë me 50% deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 1990. Ky objektiv do të marrë formë të prerë në kohën e ratifikimit të Marrëveshjes nga ana e Zvicrës. E majta beson se Berna do të duhej të angazhohet më shumë për të komunikuar qëllimet e saj në favor të reduktimit deri në 60%. Në anën tjetër, shumica e djathtë me numrin e vendeve që ka dëshiron të ulë këtë objektiv deri në 40%.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











