Jeta në Zvicër
E Djathta do zbatimin pikë për pikë të Iniciativës “për dëbimin e të huajve kriminelë”
Partitë e djathta dhe të qendrës pranojnë zbatimin „pikë për pikë “të inicativës për dëbimin e të huajve kriminelë“, për t`ia marrë kështu SVP-së argumentin nga dora për iniciativën e re edhe më të ashpër!
Iniciativa për dëbimin e të huajve kriminelë“, e realizuar nga SVP/UDC dhe e cila qe votuar me shumicë nga votuesit zviceranë në vitin 2010, nuk është vënë në fuqi as sot e asaj dite. Për shkakun se partitë tjera në një komision të themeluar enkas kishin dashur të zbutnin tekstin e saj, SVP-ja pati paralajmëruar një iniciativë të ngjashme por tash të titulluar si „Iniciativa për zbatim“.
Pasi që kjo iniciativë konsiderohet edhe më e ashpër se e para, partitë e djathta dhe të qendrës të përfaqësuara në parlament kanë vendosur për një hap taktik: të pranojnë zbatimin „pikë për pikë “të inicativës për dëbimin e të huajve kriminelë“, për t`ia marrë kështu SVP-së argumentin nga dora për iniciativën e re. Njëkohësisht ato do t`ia dobësonin tehun kësaj partie para zgjedhjeve parlanentare të vitt 2015, shkruan nzz.ch.
Kreu i kësaj lëvizjeje është kryetari i FDP/PLR-së, Philipp Müller. Ai është i bndur se në rast se iniciativa „për zbatim“ e paralajmëruar nga SVP/UDC do të realizohet, ajo do të votohet nga populli.
Duke marrë pjesë në këtë rupim, Partia e Gjelbër Liberale (GLP), ka provuar të fusë një kompromis në tekstin e iniciativës. Kryetari i kësaj partie, Martin Bäumle është përpjekur të fusë klauzolën sipas të cilës „në raste të veçanta, për të bërë dëbimin duhet pritur vendimin e gjykatës“. Por, Bäumle ka hasur në rezistencën e partive të tjera të Qendrës dhe të djathta.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











