Kosova
Bashkatdhetari nga Zvicra kërkon personin t’ia kthejë 500 eurot e gjetura
Një bashkatdhetar që jeton në Zvicër ka gjetur 500 euro. Ismet Dakaj ishte nisur për pushime në Kosovë, ndërkaq në Aeroportin e Bazelit kishte gjetur një zarf me mbishkrimin “Dades”. Ai, ka vendosur t’ ia kthej personit që i kanë humbur paratë, përcjell albinfo.ch.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka apeluar për të gjithë ata që kanë informata për personin e parave ta lajmërojnë atë.
“Unë Ismet Dakaj mbrëmë duke ardhur në pushime në Kosovë kam gjetur këtë zarf me mbishkrimi Dadës, në të ishin 500 euro, fluturimi është bërë nga Baseli për në Prishtinë, ju lutem, kush keni informacion që i kanë humbur këto të holla, le të lajmërohet në këtë numër 045 293 508. Ju lutem shpërndani që të shohin dhe të tjerët. Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Ismet Dakaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës U ndaluan dy veta: shoferi, një shtetas 37-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, dhe qiramarrësi i njësisë... -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër -
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit















