Maqedonia
E irrituar me vendimin e Gjykatës, VMRO thërret popullin në protesta
Partia e Nikola Gruevskit iu bën thirrje gjithë qytetarëve, aktivistëve të tyre, simpatizantëve dhe mbështetësve që të dalin dhe të shprehin “mbështetje ndaj patriotëve dhe revoltën kundrejt ndjekjes nga Qeveria”
Vendimi i Gjykatës në Shkup me nga 30 ditë paraburgim për 13 të akuzuar për veprën “cenim terrorist i rendit kushtetues” lidhur me natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka irrituar partinë opozitare VMRO DPMNE, e cila ka paralajmëruar protesta për sonte në ora 18:00 para Ministrisë së Drejtësisë.
Për gjashtë persona tjerë, ndërkaq gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Ky vendim nuk i ka pëlqyer partisë së ish-kryeministrit Nikoll Gruevski, e cila ka paralajmëruar protestë dhe bllokim i rrugëve nga ana e mbështetësve të VMRO DPMNE-së.
Partia e Nikola Gruevskit iu bën thirrje gjithë qytetarëve, aktivistëve të tyre, simpatizantëve dhe mbështetësve që të dalin dhe të shprehin “mbështetje ndaj patriotëve dhe revoltën kundrejt ndjekjes nga Qeveria” me bllokim të udhëkryqeve.
Ndryshe, më 30 prill të këtij viti, qindra mbështetës të VMRO DPMNE-së, me ndihmën edhe të deputetëve të kësaj partie, janë futur dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë duke sulmuar deputetët e koalicionit. Nga dhuna e huliganëve më së keqi e pësoi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili u shtua me javë të tëra në spital.
Këto protesta të VMRO-së dëshmojnë se protestuesit ishin orkestruar pikërisht nga partia e ish-kryeministrit Gruevski, i cili bashkë me disa anëtarë të kabinetit të tij po ndiqen nga Prokuroria Special për një varg shkeljesh e parregullsish ligjore.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













