Kosova
E jashtëzakonshme: Një zemër për Kosovën nga Air Prishtina dhe Chair
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror- ASHNA ka njoftuar se një pilot i Air Prishtina -Chair ka kërkuar që të bëjë zemrën mbi qiellin e Kosovës me aeroplan
Sot, me kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë AirPrishtina – Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19, transmeton albinfo.ch.
“Sot realizuam fluturimin e fundit riatdhesues nga Prishtina. FALENDERIMET tona, posaqërisht, shkojnë për: AAC Kosovë, ASHNA, ambasadat e Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë, Britanisë së Madhe, Finlandës, Francës, Norvegjisë, Danimarkës, si dhe SHBA-s e Kanadas, dhe të gjithë atyre që bënë të mundshëm realizimin e këtyre fluturimeve. Ju urojme shëndet, dhe shihemi së shpejti.”, thuhet në njoftimin e Air Prishtinës.
Nga ana tjetër Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror- ASHNA ka njoftuar se një pilot ka kërkuar që të bëjë zemrën mbi qiellin e Kosovës me aeroplan. Kjo formë e zemrës mbi Kosovën është bërë si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në kohën, kur po përballet me pandeminë e coronavirusit. Sipas ASHNA-s, kërkesën e ka miratuar kontrollori i trafikut ajror.
“Sot me kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Air Prishtina – Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë ne, si rrjedhojë e virusit Covid-19. ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën. Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, thuhet në njoftimin e ASHNA-s.




Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












