Lajme
E mashtrojnë popullin për vulat
Zyrtarët e Beogradit janë duke e mashtruar opinionin serb se nuk do t’i pranojnë vulat doganore në të cilat shkruan Republika e Kosovës dhe që përmbajnë simbole shtetërore, reporton Express.
Ata nuk e thonë të vërtetën që në vulat kosovare shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” dhe nuk ka simbole. Kështu janë vulat e shumicës së shteteve. Vulat kosovare janë aprovuar qe tri vjet dhe pranohen nga BE-ja dhe OKB-ja.
Por në asnjë nga vulat e Doganës së Kosovës, të aprovuara para rreth tri vjetësh, nuk shkruan Republika e Kosovës dhe në to nuk ka simbole shtetërore.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica ka deklaruar për Express se shumica e vendeve më të mëdha në botë në vulat e tyre doganore nuk kanë simbole shtetërore dhe në to nuk shkruan “Republika”, “Mbretëria”, etj.
“Nuk është me rëndësi çka shënon brenda vulës për rregullimin e brendshëm të shtetit se a je Republikë, a Mbretëri. E rëndësishme është të shënohet emri i institucionit dhe shtetit që e lëshon atë vulë. Në këtë rast, te vulat tona shkruan Dogana e Kosovës”, ka thënë Huruglica.
Sipas tij, politikanët serbë po luajnë me opinionin në Serbi se nuk do t’i pranojnë vulat ku shkruan Republika e Kosovës, në mënyrë që kur t’i njohin vulat shtetërore që tashmë janë të njohura nga shumica e shteteve në botë, të thonë që i njohëm, por nuk shkruan Republika, por vetëm Kosova.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










