Shqipëria
E përditshmja franceze: Shqipëria, ndërthurje unike e ujërave të kristalta, plazheve ranore dhe qetësisë
Hiqni dorë nga destinacionet turistike të mbipopulluara, si vendpushimet bregdetare greke dhe italiane, ndër vendet më të prirura për turizëm masiv, shkruan Lilia Zaidi në të përditshmen franceze “Voyages et Tourisme”, përcjell albinfo.ch.
“Unë do të rekomandoja një destinacion më pak të frekuentuar, por shumë më tepër të përballueshëm, që ndërthur më të mirat e Italisë dhe Greqisë”, sipas një eksperti të udhëtimeve, Gilbert Ott.
Gjithçka që duhet të dini rreth ‘Perlës së Panjohur’, Rivierës Shqiptare:
Riviera shqiptare shtrihet pak kilometra nga Korfuzi, në kufi me Greqinë, dhe gjeografikisht është afër Pulias, Itali, si dhe destinacioneve të tjera përgjatë Italisë. Shqipëria ndodhet në mes të brigjeve më ikonike të Evropës.
Si të shkoni atje?
Nëse dikur ishte e ndërlikuar të planifikoje një udhëtim në Shqipëri, sot nuk është më kështu. Linjat ajrore të mëdha si Air France, Lufthansa dhe British Airways ofrojnë fluturime direkte për në kryeqytet, Tiranë. Nga atje, është 4 orë me makinë për të arritur në bregdet, transmeton ATSh.
Çfarë ofron Riviera Shqiptare?
Ky destinacion i jashtëzakonshëm është për udhëtarët që kërkojnë plazhe të bukura, kuzhinë të shijshme dhe trashëgimi të pasur kulturore. Shpesh në krahasim me Greqinë, Riviera Shqiptare ofron një ndërthurrje unike të ujërave të pastër kristal, plazheve me rërë dhe atmosferës relaksuese. Zona ofron një përvojë të jashtëzakonshme, ku akomodimet kushtojnë rreth 65 euro nata, shumë më pak krahasuar me resortet në Greqi ose Itali, ku tarifat mund të arrijnë në 650 euro nata.
Ku dhe kur të vizitoni bregdetin shqiptar?
Ashtu si fqinjët e saj italianë dhe grekë, koha më e mirë për të vizituar rajonin është nga maji deri në tetor. Rekomandohet të planifikoni udhëtimin tuaj gjatë muajve të ngrohtë për të shijuar plotësisht plazhet e saj madhështore. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat janë të ngrohta, dhe reshjet janë të pakta. Saranda është destinacioni kryesor i rajonit, por disa fshatra bregdetare si Ksamili, Dhërmiu dhe Vunoi janë kryesisht më të preferuarat në mesin e pushuesve.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











