Tematike
E përvëloi të shoqin me vaj të vluar, shkak: xhelozia
Nehati po flinte, ndërsa Lumnija me dy litra vaj që po ziente, i afrohet dhe ia derdh gjithë vajin mbi trup, përfshirë edhe kokën
Trupi i Nehat I., 32 vjeçar, është i tëri i mbuluar nga shenjat trishtuese të djegies. Para disa muajsh ai ka përjetuar një tmerr të vërtetë. Ai po flinte kur bashkëshortja e tij, Lumnija (37), i kishte hedhur vaj të vluar. E gjithë kjo nga xhelozia.
Kur e kishte bërë këtë akt të tmershëm, Lumnija kishte qenë shtatzënë, në muajin e pestë. Derisa Nehati po flinte, ajo, me një tenxhere që kishte rreth dy litra vaj që po ziente i afrohet të fjeturit dhe ia derdh gjithë vajin mbi trup, përfshirë edhe kokën. Nehati zgjohet duke klithur nga dhimbjet dhe pastaj alivanoset. Pesë javë ka qëndruar në komë deri sa është zgjuar sërish.
Ndërkohë ai ka përjetuar në lëkurën e tij të djegur 11 operacione, një e katërta e lëkurës i është shkatërruar ndërsa duart i janë gjymtuar.
Dje ka filluar në Gjykatën e landit, në Dyseldorf gjykimi për këtë rast të rrallë në analet e krimit. Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, Nehat I. i cili jetonte në Gjemrani ishte njohur me Lumnije D. nga Kosova përmes internetit. Pas pak kohësh ai e kishte marrë Lumnijen me vete në Gjermani.
Ai thotë se e kishte dashur së tepërmi atë, prandaj dhe kishte mundur ta duronte xhelozinë e saj të sëmurë, që ishte bërë edhe më e padurueshme kur Lumnija kishte mbetur shtatzënë, shkruajnë gazetat “Bild” dhe “der Westen”.
Në ditën e parë të gjykimit, Nehati ka parë për herë të parë pas tragjedisë së pësuar gruan, shkaktare të gjymtimit të tij të rëndë. Lumnija, e cila po përgjigjej për vrasje në tentativë, tashmë ishte bërë edhe nënë e një vajze, e cila i është dhënë një familjeje për përkujdesje.
Ajo pranon aktin e bërë. Gjatë gjithë kohës qanë dhe thotë: “Nuk e di se si ndodhi. As sot nuk arrij ta kuptoj”. Ajo atë kohë kishte frikë se burri i saj ose familja e tij do t`i bënin ndonjë të keqe asaj ose vëllait të saj. Ai e kishte rrahur dhe kërcënuar disa herë.
Trupi gjykues ka për t`iu përgjigjur shumë pyetjeve në këtë proces. Është planifikuar që pas seancës së parë të zhvillohen edhe gjashtë seanca të tjera.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












