Lajme
E premtja, dita e sportit kosovar
Përveç Federatës së Aeronautikës, e cila u pranua ndërkombëtarisht, gjatë ditës Kosovën e kanë pranuar edhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe e Çiklizmit
Tri sporte kosovare janë pranuar ndërkombëtarisht brenda ditës, ato janë Çiklizmi, Tenisi e Aeronautika, ndërsa po të njëjtën ditë është caktuar edhe loja miqësore në futboll e Kombëtares së Kosovës me Kombëtaren e Guinenë Ekuatoriale. Me katër ngjarje interesante e premtja është konsideruar si dita e sportit kosovar.
Përveç Federatës së Aeronautikës, për të cilën ka raportuar Albinfo.Ch e cila u pranua ndërkombëtarisht në konferencën e FAI-it në Roterdam, gjatë ditës Kosovën e kanë pranuar edhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe ajo e Çiklizmit.
Kryetari i federatës, Shkelzen Domi, ka konfirmuar se Kosova është pranuar në Federatën Ndërkombëtare me 75 për qind të votave.
Mirëpo, derisa Serbia votoi kundër Kosovës për pranim në Federatën Aeronautike dhe atë të Tenisit, ndrysho rrodhën gjërat në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të çiklizmit.
Federata e Çiklizmit e Rusisë dhe ajo e Serbisë votuan për pranimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës në Federatën e Çiklizmit Ndërkombëtar (UCI). Këtë e thotë për gazetën “Bota Sot”, Avni Nuha, kryetar i FÇK-së, i cili është në Richmond të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku u mbajt Kongresi i UCI-it.
“Të gjithë delegatët kanë votuar bile edhe nga Rusia si dhe Serbia. Ka qenë një koincidencë e rrallë”, tha Nuha
Pranimi i Kosovës në tri federata e ka gëzuar edhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Ai thotë se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha federatat për zhvillimin e sportit në Kosovë dhe për ndërkombëtarizimin e tij, meqë “me zhvillimet pozitive të fundit, sporti i Kosovës është afër përmbushjes së synimeve për ndërkombëtarizimin e plotë”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










