Lifestyle
E vërteta e refuzimit të Shqipërisë për Gjon Muharremaj
Shqipëria e kishte refuzuar, pasi nuk kishte vend në Festivalin e Këngës, derisa Gjon Muharremaj zuri vendin e tretë në Eurovision për Zvicrën
Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, fitoi vendin e tretë në Eurovision ku përfaqësonte Zvicrën.
Gjatë një interviste të dhënë më herët ai kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.
“Më ka thënë produksioni i Shqipërisë që nuk kishin më vend për ta bërë festivalin. Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë përgatit një këngë për të enjten, kisha vetëm katër ditë për ta kompozuar. Prandaj i thashë edhe Zvicrës që a mund ta marrin ata dhe këngën time, sepse nuk kam si shkoj pa këngë. U thashë nëse mund të aplikoja me këtë këngë dhe më thanë “po”. Të enjten më kanë thënë që ‘i kemi 25 artistë dhe duhet që Festivali i Këngës vetëm me 20”, tha Gjoni.
Pas kësaj interviste që bëri bujë, Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin në kohën kur edhe Gjoni donte të merrte pjesë, ka reaguan e kontaktuar nga Anabel.al.
“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, është shprehur Alketa, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar















