Maqedonia
E vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e kryeministrit Zaev
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk ka dhënë dorëheqje pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në, pavarësisht lajmeve të rrejshme që qarkullojnë nëpër portale.
Momentalisht, kryeministri Zaev ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme në Qeveri dhe ka mbledhur gjithë formacionin e tij qeveritar, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.
Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja e ka kushtëzuar RMV për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve, përcjell albinfo.ch.
Ai madje ka thënë se kjo do të ishte një demotivim për shtetet e tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais










