Shkurt.ch
E vret korrierin, ia ka vonuar picën 40 minuta!
Vonesa e prej 40 minutash i ka kushtuar me jetë! Kjo i ka ndodhur një korrieri të një picerie në Meksikë, i cili është vrarë nga porositësi i picës. I tërbuar për vonesën e picës që e kishte porositur, një meksikan e ka lidhur korrierin e picerisë, e ka torturuar dhe në fund e ka mbytur.
Kufoma e të riut me duar dhe sy të lidhur është gjetur në Tetla de Solidad, 140 km në lindje të Mexiko Cityt, kryeqytetit të vendit.
Pasi që ka zbuluar se kush ka qenë porositësi i fundit i picave për atë ditë kur është zhdukur korrieri, policia ka gjetur motoçikletën e tij para shtëpisë së një 22 vjeçari. Hetimet kanë treguar se ai ka qenë edhe vrasësi i korrierit, gjë që e ka pranuar shumë shpejt edhe vetë. Vonesa e picës kishte qenë “arsyeja” për vrasjen, ka thënë ai.
Vrasësi ka thënë se me ndihmën e mikeshës së tij e kanë lidhur korrierin, e kanë torturuar për rreth pesë orë. Në fund, kua ai kishte provuar t`u ikte, ai me disa therje me thikë e kishte vrarë atë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











