Shkurt.ch
“Easy Jet” nis fluturimet nga Cyrihu
Kompania ajrore “Easy Jet”, përveç fluturimeve nga Bazeli dhe Gjeneva, nga vjeshta ka paralajmëruar fluturime në 8 destinacione edhe nga Cyrihu.
Siç bën të ditur kompania ajrore në një komunikatë, linjat e reja do të jenë kryesisht në drejtim të qyteteve të mëdha evropiane, shkruan albinfo.ch.
Zgjerimi nuk është i befasishëm. Shefja e EasyJet, Carolyn McCall, kishte thënë në një intervistë për 20 minuta se kompania e tyre ka në plan të zgjerojë rrjetin e saj. McCall parashikoi një rritje të kapaciteteve prej 9 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Megjithatë, Easz Jet ka zgjeruar kapacitetet jo vetëm në Bazel dhe Gjenevë, por edhe në Cyrih. Jo më vonë se prilli kishte thënë McCall, se Aeroporti i Cyrihut për Easy Jet kishte aplikuar taksa shumë të shtrenjta. Përveç kësaj, qyteti është shumë afër Bazelit, kishte thënë Mccall, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












