Shkurt.ch
„Easy“, sistem i shpërndarjes së refugjatëve në Gjermani
Sistemi i ashtuquajtur “EASY” në Gjermani i shpërndan azilkërkuesit në të gjitha landet federale në bazë të numrit të banorëve dhe të ardhurave nga tatimet.
Për vitin 2014 Saksionia e Ulët duhet të merrte 9,4% të azilkërkuesve, rreth 20 mijë njerëz.
Si është jeta e azilkërkuesve pas aplikimit të sistemit “EASY”’?
Ndonjëherë mirë, e ndonjëherë më keq, raportojnë mediat gjermane.
Në Mynih në vjeshtën e këtij viti refugjatët fjetën në qiell të hapur.
“Gjermania mund t’i sigurojë çdo refugjati një banesë, në ndryshim nga Italia, ku refugjatët duhet të rrinë në baraka, shtëpi të boshatisura ose në rrugë”, thotë Andreas Müller, zyrtar pranë BAMF.
Disa lande parashikojnë që në një banesë për çdo refugjat të ketë 4,5 deri në 6 metra katërorë hapësirë, ndërsa disa lande të tjera nuk kanë të tilla rregulla.
Ndërkohë që në Rheinland-Pfalz ose në Saksoninë e Ulët refugjatët marrin banesa, në Baden-Württemberg, Brandenburg ose Saksoni ata çohen në banesa të përbashkëta.
Më së shumti këto banesa gjenden në zona me probleme dhe mundësia për konflikte është shumë e madhe.
Ndërkohë nga Glosar në Saksoni, kryetari i bashkisë. Oliver Junk, tha se në qytetin me 50 mijë banorë do të donte të merrte më shumë refugjatë në vitin 2015.
Sepse numri i banorëve të Goslar po zvogëlohet dhe azilkërkuesit mund të kishin kushte më të mira se në Hanover apo Braunshvajg.
Në Schleswig-Holstein, thotë Weber, po diskutohet gjithashtu për të ndryshuar shpërndarjen.
Sipas tij, ata nuk duhet të dërgohen në fshatra të humbur, ku nuk do të jenë të lumtur, por të dërgohen në vende ku të kenë mundësi të kualifikohen, të mësojnë gjuhën dhe të zhvillohen nga ana personale.
Në Osnabrück është planifikuar një gjë e tillë dhe njerëzit mbështeten intesivisht me punë sociale, në mënyrë që më pas të jenë në gjendje të ecin me këmbët e tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












