Bota
Edhe Gjermania ua konfiskon të hollat refugjatëve
Refugjatët në Gjermani me të mbërritur në vend duhet të dorëzojnë të hollat dhe gjësendet me vlerë. Tashmë kjo praktikë po alikohet në vende të tjera evropiane, si Zvicra dhe ndoshta së shpejti edhe në Danimarkë, shkruan gazeta gjermane “Bild”, përcjell albinfo.ch.
“Praktikat në Bavari dhe procedurat gjermane përputhen me ato në Zvicrën fqinje”, tha për “Bild” ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann.
Kjo do të thotë se refugjatët pas mbërritjes në Gjermani do t’i nënshtohen kontrollit për të verifikuar se cilat dokumente identiteti ata posedojnë, por edhe për shumën e parave dhe vlerave të tjera, të cilat i kanë me vete.
“Të hollat dhe gjësendet e tjera që tejkalojnë 750 euro mund t’iu merren nëse personi në Gjermani do të hyjë në sistemin e mbështetjes financiare të shtetit”, tha Herman.
Në shtetin fqinj gjerman Baden-Württemberg konfiskohen të gjitha në vlerë 350 euro. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, refugjatëve të sapoardhur në dhjetor u janë konfiksuar të holla në vlerë “katër shifore”.
Kjo praktikë është në përputhje me ligjin gjerman për azilin politik, që nënkupton se aplikuesi për shpenzimet e jetesës duhet të financojë nga fondet e veta për sa kohë që i ka në dispozicion.
Kjo praktikë u konfirmua nga komisari i qeverisë për integrimin, Aidan Ezoguz.
“Kush vjen ë Gjermani për të kërkuar azil, para se të kërkojë ndihmë financiare nga shteti, duhet t’i ketë shpenzuar paratë e tij, përfshirë edhe arin e familjes”, shpjegon Ezogus për Bild.
Përveç Gjermanisë, edhe Zvicra gjithashtu ka marrë të holla dhe gjesend të tjera me vlerë mbi 1.000 franga zvicerane.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













