Shkurt.ch
Edhe gratë në shërbimin e detyruar ushtarak në Zvicër?
"gratë tashmë janë dëshmuar në fushën e barazisë me meshkujt. Për këtë arsye ato tash duhet të marrin edhe obligime të barabarta"
Shërbimi i përgjthshëm ushtarak duhet të vlejë për të gjithë, pra edhe për femrat. Ky është së paku qëndrimi i kryetarit të Shoqatës Zvicerane të Oficerëve, Denis Froidevaux.
Sipas tij, vetëm duke inkuadruar edhe femrën, ushtria edhe në të ardhmen do të mund të sigurojë personelin më të mirë për vete.
Siç është shprehur në një intervistë të dhënë gazetës NZZ, nëse do të angazhohen edhe femrat në ushtri atëherë „rezervoari“ i kuadrove do të jetë shumë më i madh e që është sot.
Froidevaux ka thënë po ashtu se ushtria milicore (tipi i ushtrisë që ka Zvicra) mund t`i integrojë pa asnjë problem gratë brenda vetes. Sipas tij, gratë tashmë janë dëshmuar në fushën e barazisë me meshkujt. Për këtë arsye ato tash duhet të marrin edhe obligime të barabarta me meshkujt.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Cilat kompani zvicerane do të shkurtojnë vendet e punës në vitin 2026? Një numër kompanish dhe organizatash me seli në Zvicër kanë njoftuar se do të pushojnë nga... -
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës -
Më shumë shpëtime në malet zvicerane në vitin 2025, por më pak vdekje -
Gjykata Federale: Vetëm qumështi mund të quhet qumësht -
Bllokim trafiku përpara portalit verior: Pritje e gjatë para tunelit Gotthard












