Kosova
Edhe këtë vit, prindërit do të subvencionohen për tekstet shkollore të nxënësve
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, së bashku me zëvendësministrin Taulant Kelmendi dhe Këshilltarin e lartë politik, Muhedin Nushi, kanë mbajtur sot konferencë për media, në lidhje me përgatitjet e vitit të ri shkollor 2024/25 dhe subvencionimin e teksteve mësimore.
Ministrja e Arsimit tha se nesër do të hapet platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe mjetet mësimore. Përtej kësaj tha se procesi i subvencionimit të teksteve dhe mjeteve mësimore është plotësisht transparent, i cili e shmang mundësinë e çfarëdo keqmenaxhimi apo keqplanifikimi që ka ndodhur në të kaluarën.
Nagavci tutje tha se këtë vit për nxënësit nga klasa e 1-5 subvencionimi do të bëhet me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9 subvencionimi do të jetë me nga 110 euro.
Ministrja Nagavci tha se kemi ndarë me kohë katalogun e teksteve shkollore te komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjellë listën e teksteve të miratuara. Këto lista do të publikohen në ueb faqen e ministrisë dhe të publikohen në vende të dukshme në shkolla.
Përveç blerjes së teksteve mësimore, do të subvencionohet edhe blerja e materialeve të tjera shkollore, në mënyrë që procesi i mësimnxënies të jetë sa më cilësor. Ai tha se është viti i dytë që MASHTI po subvencionon edhe për mjete shkollore, që është obligim ligjor për një qasje sa më të barabartë për të gjithë nxënësit brenda sistemit arsimor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











