Lajme
Edhe Kisha serbe e rrezikuar nga radikalizmi
Përveç fesë islame e cila tashmë e ka të shfaqur islamizmin radikal, edhe përfaqësuat e Kishës Ortodokse Serbe thanë se po ballafaqohen me ekstremizmin e brendshme klerik
Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe ata të Bashkësisë Islame të Kosovës iu kanë bërë thirrje qytetareve që të largohen nga rruga ekstremiste, sepse feja, sipas tyre nuk lejon radikalizëm. Këtë lutje ata e kanë bërë gjatë një nga seminari organizata nga OSBE, që u mbajt me 4 dhe 5 shtator në Prishtinë.
Përveç fesë islame e cila tashmë e ka të shfaqur islamizmin radikal, edhe përfaqësuat e Kishës Serbe thanë se po ballafaqohen me ekstremizmin e brendshme klerik.
Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, Srdjan Stankoviq tha se edhe Kisha ortodokse serbe ka probleme me ekstremizmin e brendshëm. Sipas tij, bashkësitë fetare nuk guxojnë të bien pre e ideve ekstremiste dhe e grupeve terroriste, raportojnë mediet në Prishtinë.
“Më vije keq që nuk u fol më shumë në këtë seminar për këtë problem të Kishës. Jemi të gatshëm të kontribuojmë që të luftojmë kundër ekstremizmit, armikut tonë të përbashkët. Ne nuk guxojmë të biem pre e ideve ekstremiste nacionaliste dhe e grupeve terroriste” ka thënë ai.
Ndërsa, ish-kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti ka deklaruar se në fe nuk ka dhunë.
“Të gjithë ata që veprojnë ashtu në emër të fesë janë kundër vetë fesë. Nuk mund të jesh edhe myslimanë edhe terrorist, ashtu siç nuk mund të jesh edhe terrorist edhe mysliman”, ka thënë Hamiti, i cili kohën e fundit ka qenë i rrezikuar nga grupet ekstreme islamike, për shkak të frymës liberale që mbanë ai.
Ndërkaq, profesori i Universitetit të Prishtinës, Muhamet Mala ka thënë se pozita gjeografike e Kosovës është e atillë që mundëson zhvillimin e radikalizmit dhe të ekstremizmit.
“Kosova ndodhet në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe pozita e saj gjeografike mundëson që të ketë ndikim në zhvillim të radikalizmit dhe të ekstremizmit. Gjithashtu ekziston një keqinterpretim për religjionet tjera, për shkak se nuk njihen mirë”, ka thënë ai gjatë diskutimit në seminar.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













