Lajme
Edhe Kosova pjesëmarrëse në Forumin Ballkan-BE
Takimi, për të evituar bojkotimin e Serbisë do të zhvillohet pa shenja shtetërore dhe pa emra të funksioneve të të pranishmëve
Me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, të hënën në mbrëmje, më 20 qershor, në Luksemburg do të zhvillohet një takim mes ministrave të BE-së dhe kolegëve të tyre nga Ballkani Perëndimor, shkruan lajm.info
Në këtë takim janë ftuar Kosova, edhe Serbia. Takimi do të zhvillohet sipas formulës GYMNIH, që do të thotë pa shenja shtetërore dhe pa emra të funksioneve të të pranishmëve.
Në këtë mënyrë sigurohet që në takim të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe kjo të mos mund të përdoret nga Serbia për ta bojkotuar takimin.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













