Lajme
Edhe LinkedIn shkurton vendet e punës, por raporton rritje të ardhurash
LinkedIn është kompania më e fundit teknologjike që shkurton vende pune. Kjo kompani po shkurton 716 vende pune dhe do të fillojë procesin e mbylljes së aplikacionit të saj lokal të punës në Kinë.
Vendimi për mbylljen e aplikacionit të pavarur të Kinës, të quajtur InCareer, siç tha CEO i LinkedIn Ryan Roslanky, ishte për shkak të “konkurrencës së ashpër dhe një klime sfiduese makroekonomike”, raporton TechCrunch, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë që redukton disa role, LinkedIn, i cili është në pronësi të Microsoft dhe ka 20,000 punonjës, gjithashtu planifikon të hapë rreth 250 vende të reja pune në disa segmente të operacioneve të tij, si dhe ekipe të reja të menaxhimit të biznesit dhe kontabilitetit më 15 maj.
Kompania mëmë, Microsoft, tha se do të shkurtonte 10,000 vende pune, ose gati 5% të fuqisë punëtore të saj në të gjithë botën në janar.
InCareer u hap në dhjetor 2021, disa muaj pasi LinkedIn njoftoi se po mbyllte shërbimin e tij kryesor në Kinë. LinkedIn planifikon të përfundojë mbylljen të InCareer më 9 gusht.
InCareer kishte për qëllim të ndihmonte profesionistët brenda rrjetit të Kinës, të gjenin dhe të aplikonin për punë, por ishte përballë konkurrentëve si Maimai, faqja dominuese e rrjeteve profesionale në vend, me mbi 120 milionë përdorues.
Përparësitë e Maimai përfshijnë aftësinë për të ndarë postimet në mënyrë anonime, gjë që e bën atë një platformë popullore për punonjësit, që kërkojnë të publikojnë ose të gjejnë informacione rreth kompanive të tyre.
Punonjësit e pushuar nga puna në SHBA do të marrin pagesën e largimit, mbulim të vazhdueshëm shëndetësor dhe shërbime të ndryshimit të karrierës, ndërsa punonjësit jashtë SHBA-së do të marrin përfitime, që përputhen me ligjet dhe praktikat lokale të punës.
LinkedIn po mbyll ekipin e tij të Produktivitetit të Biznesit. Ai gjithashtu planifikon të reduktojë rolet e menaxhimit dhe të përdorë më shumë shitës, për t’i “shërbyer në mënyrë më efektive tregjeve në zhvillim dhe rritje”.
Roslansky tha se ai pret, që viti fiskal 2024, të mbetet sfidues. “Ne po përshtatemi, siç kemi bërë këtë vit dhe do të vazhdojmë të punojmë me ambicien që na nevojitet, për të ofruar vizionin tonë dhe pragmatizmin e kërkuar për të drejtuar mirë biznesin”, shkroi ai.
Si pjesë e raportit të fundit të të ardhurave tremujore të Microsoft, të publikuar në prill, LinkedIn raportoi një rritje prej 8% të të ardhurave vjetore.
Në raportin e mëparshëm, Microsoft paralajmëroi se priste, që rritja e të ardhurave të ngadalësohej në tremujorin e tretë, për shkak të ngadalësimit në punësimin dhe shpenzimet e reklamave./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Nxënësit shqiptarë kremtojnë 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd Festë dhe krenari për 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd... -
Pozimi i kryeparlamentarit austriak me Elvana Shalën ngjall zemërimin serb -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin -
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pagat minimale në Gjenevë dhe Neuchâtel mund të mbeten Pagat minimale në kantonet Gjenevë dhe Neuchâtel, të cilat u kërcënuan nga një konflikt me ligjet... -
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë -
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit -
Zvicër: Rezervimi i restoranteve pritet të bëhet me pagesë -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë













