Shkurt.ch
Edhe më pak të papunë në Zvicër
Derisa në Evropë raportohet për nivelin më të lartë të papunësisë, gjendja në Zvicër mbetet e relaksuar. Normat e papunësisë kanë shënuar rënie sërish në qershor nga 3.0 në 2.9 për qind
Shkalla e papunësisë në Zvicër ishte rritur në periudhën janar- shkurt 2013 për 3.4 për qind. Që nga marsi ka filluar të përmirësohet tregu i punës (3.2 për qind), për çdo muaj ka pasur rënie nga 0.1 pikë për qind. Në qershor është raportuar për një total prej 126.498 të papunëve, sipas Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Bëhet fjalë për 4.792 persona më pak se gjatë muajit maj.
Nëse krahasohet me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ishte në nivelin 2.7 për qind.
Edhe më tej vazhdon të mbetet problem integrimi në tregun e punës për të moshuarit mbi 50 vjeç. Statistikat flasin për 41.1 për qind të papunëve të moshës mbi 50-vjeç.
Për dallim nga shumë vende evropiane, papunësia e të rinjve në Zvicër aktualisht është në rënie. Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve ka shënuar rënie nga 2.9 në 2.8 për qind.
Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të rinjve të papunë megjithatë është rritur me 5.3 për qind.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore










