Lajme
Edhe mediat e huaja shkruajnë për ishullin misterioz të Sazanit
Ky ishull është përshkruar si misterioz, pasi ka qenë i ndaluar për t’u vizituar deri më tani, derisa ka shumë bunkerë, si dhe ka qenë një bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, kurse gjithashtu thuhet se ka pasur edhe shumë armatim
Ishulli i Sazanit do të hapet për turistë në Shqipëri nga 1 maji, dhe do të jetë edhe një alternativë për turistët që vendosin të vizitojnë Shqipërinë gjatë verës.
Shumë media kanë shkruar për këtë ishull, duke e përshkruar si misterioz, në mesin e tyre edhe “natureworldnews.com”, përcjell albinfo.ch.
Ky ishull është përshkruar si misterioz, pasi ka qenë i ndaluar për t’u vizituar deri më tani, derisa ka shumë bunkerë, si dhe ka qenë një bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, kurse gjithashtu thuhet se ka pasur edhe shumë armatim.
Ishulli është përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore, si një bazë mbrojtëse. Ishull misterioz konsiderohet për shkak se gjithashtu nuk ka jetuar asnjë civil dhe ka qenë një ishull i pabanuar.
Ishulli është atraksion për turistët për shkak edhe të ndërtesave historike, dhe mund të vizitohet vetëm për disa orë, pasi nuk ka energji elektrike dhe ujë.
https://www.youtube.com/watch?v=q2GoLT4RA2c
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










