Lajme
Edhe motorët elektrikë mund të dështojnë, ja sa kushton zëvendësimi i tyre
Veturat elektrike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në rrugët tona. Edhe pse konsiderohen më të lehta për mirëmbajtje dhe teorikisht më të qëndrueshme se makinat me motor SUS (me djegie të brendshme), ato nuk janë të paprekshme ndaj prishjeve.
Tradicionalisht, zgjedhja e një veture varej kryesisht nga tipi i karburantit benzinë ose naftë. Sot, përveç makinave hibride, kemi edhe alternativa elektrike që operojnë me sisteme shumë më të thjeshta dhe më pak pjesë lëvizëse. Për shembull, një motor me djegie të brendshme ka rreth 100 komponentë lëvizës, ndërsa një motor elektrik ka vetëm katër.
Për këtë arsye, besohet se veturat elektrike janë më pak të prira ndaj defekteve. Shumica e shqetësimeve të përdoruesve përqendrohen tek bateria, e cila mund të përfaqësojë deri në 40% të çmimit të veturës.
Por, një tjetër komponent kyç, motori elektrik, nuk mbulohet gjithmonë nga garancitë afatgjata – dhe po, edhe ai mund të dështojë.
Gjatë periudhës së garancisë, mirëmbajtja është minimale zakonisht ndërrimi i filtrit të ajrit të kondicionerit çdo dy vjet dhe një kontroll vizual. Megjithatë, nëse ndodh defekt në motorin elektrik, situata bëhet shumë më e ndërlikuar dhe e kushtueshme.
Motorët elektrikë funksionojnë me tension të lartë, mbi 600 volt, dhe gjatë punës gjenerojnë shumë nxehtësi, çka mund të shkaktojë dëmtime. Një nga pjesët më të ndjeshme është boshti i rotorit nëse ai prishet, vetura mund të ketë dridhje ose humbje të fuqisë.
Zëvendësimi i motorit është i kushtueshëm. Për shembull:
Në Volkswagen ID.4, çmimi për një motor të ri varion nga 4,000 deri në 8,000 euro, pa llogaritur punën.
Në një Tesla Model 3, çmimi është nga 2,500 deri në 6,000 euro për një motor të vetëm.
Pra, edhe pse veturat elektrike kanë më pak pjesë që mund të prishen, kur një komponent i rëndësishëm dështon, kostoja nuk është aspak e vogël.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër Parkimet e reja për motoçikleta shkaktojnë kaos në St. Gallen: 12,000 franga gjoba në 20 ditë... -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë












